Doxa
Ngjallja e Krishtit

Ngjallja e Krishtit

2026 12 prill, e diel

Kur kremtohet

VitiData
202612 prill, e diel
20272 maj, e diel
202816 prill, e diel
20298 prill, e diel
203028 prill, e diel
203113 prill, e diel
20322 maj, e diel
203324 prill, e diel
20349 prill, e diel
203529 prill, e diel

Për festën

As «guri shumë i madh», që u rrokullis te dera e varrit të Krishtit me kujdesin e Josifit fisnik nga Arimatea, as vula, e vënë mbi gur nga ligësia e armiqve të Krishtit, as roja ushtarake, që ata vunë te varri i Dhënësit të Jetës, – asgjë nuk e mbajti në varr trupin e tërëpastër të Zotit. Vetë çasti i ngjalljes së lavdishme të Zotit nuk kumtohet në Ungjillin e shenjtë. Lajmin e parë për ngjalljen e dëgjuan nga engjëlli, që rrinte ulur pranë varrit të Zotit, gratë e shenjta mirëprurëse. Shfaqjen e engjëllit, që e rrokullisi gurin nga dera e varrit, e shoqëroi një tërmet, nga i cili u trembën tmerrësisht ushtarët që ruanin; ata ikën nga varri dhe u bënë dëshmitarë pa dashje të ngjalljes së Jisu Krishtit para armiqve të Tij.

Nga kalendari kishtar i S. V. Bulgakovit (1913), përkthyer për Doxa.

Tropari

Krishti u ngjall prej të vdekurve, me vdekje e shkeli vdekjen, dhe atyre që ishin në varre u dhuroi jetën.

Përkthyer për Doxa.

Kontaqi

Ndonëse zbrite në varr, o i Pavdekshëm, e rrënove fuqinë e Hadit dhe u ngjalle si fitimtar, o Krisht Perëndi, duke u thënë grave mirëprurëse: Gëzohuni, dhe duke u dhuruar paqe apostujve të Tu, Ti që u jep ngjallje të rënëve.

Përkthyer për Doxa.

Ngjallja e Krishtit. Kur bie festa në vitin 2026?

Në vitin 2026 bie më 12 prill.

Ngjallja e Krishtit. Kur bie festa në vitin 2027?

Në vitin 2027 bie më 2 maj.

Festa të tjera