Doxa
Paraqitja e Zotit në Tempull

Paraqitja e Zotit në Tempull

Stili i vjetër 15 shkurtStili i ri 2 shkurt

Kur kremtohet

Stili i vjetër

15 shkurt

Kishat që mbajnë stilin e vjetër e kremtojnë më 15 shkurt.

Patriarkana e Jerusalemit, Kisha Ortodokse Ruse, Kisha Ortodokse Serbe, Kisha Ortodokse Gjeorgjiane, Kisha Ortodokse Maqedonase

Stili i ri

2 shkurt

Kishat që mbajnë stilin e ri e kremtojnë më 2 shkurt.

Patriarkana Ekumenike, Patriarkana e Aleksandrisë, Patriarkana e Antiokisë, Kisha Ortodokse Rumune, Kisha Ortodokse Bullgare, Kisha e Qipros, Kisha e Greqisë, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë

Ku mbahen të dy stilet, famullia ndjek kalendarin e vet. Kisha Ortodokse e Polonisë, Kisha Ortodokse e Tokave Çeke dhe e Sllovakisë, Kisha Ortodokse në Amerikë, Ortodoksët në Ukrainë.

Për festën

Pasi kaluan dyzet ditë nga lindja e Zotit tonë Jisu Krisht dhe u plotësuan ditët e pastrimit sipas ligjit, e Tërëpastra dhe e Tërëbekuara Virgjëreshë Nënë, bashkë me Shën Josifin e fejuar, erdhi nga Betlehemi në Jerusalem, në tempullin e Perëndisë, duke sjellë Foshnjën Krisht dyzetditëshe për të përmbushur ligjin e Moisiut. Sipas këtij ligji duhej, së pari, pas lindjes, të pastrohej nëpërmjet kushtimit Perëndisë të flijimit të duhur dhe nëpërmjet lutjes së priftit, – dhe së dyti, duhej të paraqitej para Zotit foshnja e parëlindur dhe të shpërblehej me çmimin e caktuar (Lev 12:7).

Nga «Jetët e Shenjtorëve» të Shën Dhimitrit të Rostovit, përkthyer për Doxa.

Tropari

Gëzohu, o Hyjlindëse Virgjëreshë hirplotë, sepse prej Teje lindi Dielli i Drejtësisë, Krishti Perëndia ynë, që ndriçon ata që janë në errësirë. Ngazëllohu edhe ti, o plak i drejtë, që more në krahë Çliruesin e shpirtrave tanë, i cili na dhuron ngjalljen.

Përkthyer për Doxa.

Kontaqi

Ti që shenjtërove me lindjen Tënde barkun e Virgjëreshës dhe bekove, siç ishte e udhës, duart e Simeonit, erdhe përpara dhe tani na shpëtove, o Krisht Perëndi; por paqëso bashkësinë në mes të luftërave dhe forco popullin që deshe, o i vetmi Njeridashës.

Përkthyer për Doxa.

Paraqitja e Zotit në Tempull. Kur bie festa në vitin 2026?

Në vitin 2026 bie më 15 shkurt sipas stilit të vjetër dhe më 2 shkurt sipas stilit të ri.

Paraqitja e Zotit në Tempull. Kur bie festa në vitin 2027?

Në vitin 2027 bie më 15 shkurt sipas stilit të vjetër dhe më 2 shkurt sipas stilit të ri.

Festa të tjera